RSS Feed Facebook Twitter

 

Shqiptar

 

Studio Legale Sutti – e cila në vitin 1993 është bashkuar me Studion Monti&Partners, në veprimtari që nga viti 1927 pothuajse në të njejtat fusha – është prezente nga tashmë pesëdhjetë vjet në sektorin e përgjithshëm të Shërbimeve Legale për Ndërmarrjet, dhe më veçanërisht veprimtaria e saj zhvillohet nëpërmjet tre departamenteve, që operojnë në lidhje të ngushtë ndërmjet tyre, duke u interesuar respektivisht për lëndët e përshkruara më poshtë.

Të njejtat shërbime janë vënë gjithashtu në dispozicion, pas hapjes së zyrave tona të Sofjes, Beogradit dhe të Bukureshtit, në lidhje me jurisdiksionin dhe të drejtën bullgare, jugosllave, dhe romune përveç sigurisht atyre italiane.

DEPARTAMENTI I TE DREJTES TREGETARE

  • kontratat ndërkombëtare (konsulenca, hartimi i kontratave, modulistika, asistenca në zhvillimin e tratativave në Itali dhe jashtë Italisë) dhe mosmarrëveshjet gjyqësore e arbitrale në këtë fushë;
  • e drejta e shpërndarjes tregëtare (agjencia, furnizimi, franchising etj.);
  • auditing dhe veprimet e nevojëshme në fushën e sigurisë në vendet e punës, trajtimi i të dhënave personale nga ana e ndërmarrjes, etj.
  • e drejta e shoqërive tregëtare, e drejta bankare dhe financiare, duke përfshirë këtu gjithë ç’ka të bëjë me bashkimet, inkorporimet, riorganizimin e grupeve të shoqërive, ristrukturimin e tyre, IPOs, corporate finance, hapjen e degëve jashtë vendit, leverage e management buy-outs, si dhe me operacionet respektive të due diligence;
  • tregëtia ndërkombëtare dhe e drejta doganore;
  • sipërmarrjet, kontratat e engineering dhe të joit-ventures industrial;
  • qiratë tregëtare dhe veprimet me pasuritë e patundëshme;
  • përgjegjësia civile e ndërmarrjes dhe përgjegjësia nga prodhimet;
  • e-commerce, si business-to-business ashtu edhe business-to-consumers;
  • mbledhja e kredive, për të cilën disponojmë një rrjet të gjerë korrespondetësh në të gjithë Italinë dhe në qytetet kryesore evropjane;
  • e drejta e lundrimit dhe e transportit, fushë në të cilën veprimtaria jonë koordinohet nga zyra e Gjenovës;
  • corporate tax planning dhe mosmarrëveshjet në fushën e taksava, falë edhe prezencës në rradhët e anëtarëve të Studios të një seri profesionistësh të liçencuar si “dottori commercialisti”.

Brenda të njejtit departament përfshihen gjithashtu nga ana organizative disa funksione të veçanta si ato të së drejtës penale, të përqëndruara natyrisht në fushën e të drejtës penale tregëtare, të drejtës penale të mjedisit dhe të taksave; si dhe mbi të gjitha , ato të së drejtës administrative tregëtare dhe të së drejtës së mjedisit, të krijuara mbi bazën e kërkesava gjithmonë e më në ritje të klientëve tanë italianë e të huaj, për shërbime legale në këto fusha të veçanta.

DEPARTAMENTI I TE DREJTES INDUSTRIALE

  • patentat per modelet dhe shpikjet;
  • markat dhe shenjat dalluese në përgjithësi;
  • e drejta e autorit, veçanërisht në fushën e tutelës së design, të krijimeve të modës dhe të sofware;
  • kontratat e liçencimit, trasferimit të teknologjive, joint-venture teknologjike, merchandising, franchising;
  • e drejta e publicitetit dhe e mediave, duke përfshirë këtu edhe proçedurat përpara Jurisë së posaçme;
  • konkurrenca e pandershme;
  • antitrust duke përfshirë këtu edhe proçedurat përpara AGCM-së, Autoriteteve dhe Korteve të KEE;
  • e drejta e informatikës dhe e komunikacioneve;
  • e drejta penale industriale.

Gjatë vitit 1994 janë krijuara githashtu shërbimet komplete për agjencinë patentore (kërkimet e përparësisë, depozitimi i markave, prezantimi i kërkesave për marrjen e patentës, ripërtëritjen e saj etj.), edhe nëpërmjet kontributit të veçantë të profesionistëve të pranuar si patent attorney o patent liason agent, në lidhje me të cilët, për sa jemi të informuar, jemi e vetmja studio legale italiane që i disponon in-house.

DEPARTAMENTI I TE DREJTES SE PUNES

  • raportet e nëpunësisë dhe të gati-nëpunësisë;
  • relacionet industriale, proçedurat e vënies në mobilitet, pranimi në Casën e Integrimit, konsultimet për trasferimin e ndërmarrjes;
  • e drejta e sigurimeve shoqërore dhe e pensionit dhe mosmarrëveshjet gjyqësore në këtë fushë;
  • e drejta e sindikatave;
  • e drejta penale e punës;
  • corporate immigration.

Azhornimi profesional në sektorët e mësipërm garantohet ndërmjet të tjerave nga veprimtaria universitare, didaktike dhe kërkimore e anëtarëve të ndryshëm të studios, në fushën e të drejtës industriale, të drejtës ndërkombëtare, të drejtës komunitare dhe të proçedurës civile, veprimtari e cila ka sjellë si rezultat disa publikime të rëndësishme. Të tjerë bashkëpunëtorë të studios kanë ndjekur kualifikime profesionale të huaja ose janë të liçencuar si agjentë patentorë apo dottori commercialisti.

Te dhënat profesionale biografike dhe kurrikulare të antarve tanë janë vënë në dispozicion në të gjithë listat vjetore profesionale ndërkombëtare, duke përfshirë këtu Martindale-Hubbel, International Consultant, DatenInfoService, Simons, etj. Disa nga antarët dhe bashkëpunëtorët e studios kanë githashtu një faqe web ose një sito personale, si Simona Cazzaniga, Giuliano Pennisi, Tito Ballarino. Në faqen Web Personal Memberships janë renditur shoqatat e ndryshme, urdhërat dhe organizatat profesionale në të cilat ato bëjnë pjesë.

Vetë Studio bën pjesë në një numër të madh organizatash, shoqatash dhe dhomash tregëtie, të cilat janë renditur bashkë me link-et përkatës, kur janë të disponueshëm, në faqen Firm’s Membership dhe përveç zyrave qendrore milaneze, të Gjenovës dhe të Romës, disponon tre zyra të deçentruara në Lombardi, respektivisht në Abbitegrasso (MI), për zonën jug-perëndimore të provincës milaneze dhe paveze, në Monza, për Monzën dhe Briancën dhe në Trescore Balneario (BG), për zonën bergamaske dhe atë breshiane; gjithashtu që nga viti 1992 dy zyra përfaqësie, që ndodhen respektivisht në Tokio dhe në Londër – të lidhura në mënyrë dixhitale dhe të kriptografuar me të dhënat e zyrave tona italiane, si dhe me anëtarësi në Dhomat e Tregëtisë locale italiane (ashtu si dhe në ato bullgare e jugosllave, sipas nevojës që prezantohet) në vend.

Përsa i përket raporteve ndërkombëtare, jemi gjithashtu të avantazhuar nga prezenca në stafin tonë të shumë profesionistëve të huaj, veçanërisht për sa i përket anglishtes, gjermanishtes, frengjishtes, spanjishtes, japonishtes, rumanishtes, shqipes, finn (përveç sigurisht bullgarishtes dhe serbishtes), zakonisht me eksperiencë të veçantë në jurisdiksionin e vend-ardhjes.

Jemi gjithashtu në gjendje të zhvillojmë raporte e kontate, si dhe të shkëmbejmë informacione, në të gjitha gjuhët kryesore evropjane nëpërmjet kanaleve kryesorë të komunikimit (posta, korrierët, telefonia, cable, telefax, pcfax, posta elektronike në Internet/Compuserve/Videotel, videokonferenca) dhe nëpërmjet mjeteve të regjistrimit më të përhapur, dixhitale dhe analogjike.

Nga maji i vitit 1989 kontaktet me klientët e Studios mbahen edhe nëpërmjet publikimit të një Newsletter me frekuencë tremujore, në të cilën përmbahen lajme dhe informacione të përgjithëshme, shpërndarja e të cilës kryhet nëpërmjet postës dhe/ose e-mail. Duke filluar që nga qershori i vitit 1991 ajo del edhe në një edicion ndërkombëtar në gjuhën angleze, i cili i drejtohet në mënyrë të veçantë klientëva tanë dhe korrespondentëve të huaj. Shumë materiale të tjera në italisht dhe në gjuhë të tjera të huaja të realizuar nga Studioja ose anëtarët e saj, që janë vënë në dispozicion të publikut në Web ose tjetërkund, janë renditur këtu.

Lajme të mëtejëshme mbi proçedurat e reklutimit të profesionistëve dhe të mundësive të stazheve që Studioja ofron për studentët dhe kolegët e huaj janë vënë në dispozicion në faqet e sitos mbi reklutimin e profesionistëve.


Latest News

Lo SLS promuove Master in “Diritto ed economia degli scambi internazionali” a Verona

Milano, 06 novembre 2017 Lo Studio Legale Sutti è lieto di annunciare il nuovo Master in […]

Mock trial sugli standard protetti da brevetto

Torino, 30 ottobre 2017 Lo Studio Legale Sutti è oggi impegnato nel processo dimostrativo organizzato […]

Stefano Sutti introduce il seminario “Design Law” in Statale

Milano, 23 ottobre 2017 Domani martedì 24/10/2017 alle 14:30, all’Università Statale di Milano, facoltà di […]